Klubi spanjoll, Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht infektimin e mbrojtësit Alvaro Odriozola me coronavirusin e njohur si Covid-19.

Reklama

Përgatitjet para-sezonale nuk kanë shkuar si është më së miri për klubin mbretëror, për faktin se disa lojtar i janë infektuar tashmë.

Pas infektimit të sulmuesit francez, Karim Benzema dhe mbrojtësit austriak, David Alaba, Los Blancos kanë konfirmuar edhe një rast të ri me coronavirus.

Alaba infektohet me COVID-19 Alaba infektohet me COVID-19

Bëhet fjalë për mbrojtësin spanjoll, Odriozola, i cili është i fundit i infektuar në ekipin e Carlo Ancelottit.

Është vet Real Madridi që me anë të faqeve zyrtare ka konfirmuar infektimin e Odriozolas.

“Real Madrid CF konfirmon se lojtari ynë Alvaro Odriozola ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/