Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar nuk është më objektiv transferimi për klubin e madh spanjoll, Real Madridin.

Neymar është thënë se mund të largohet nga PSG, nëse vjen ofrohet oferta e duhur tek klubi parisien.

Raportet e mediave pretendojnë se kampionët e Ligue 1 preferojnë që braziliani të bashkohet me Real Madridin dhe jo të kthehet në Barcelonë.

Neymar ia ka konfirmuar PSG-së se dëshiron të largohet Neymar ia ka konfirmuar PSG-së se dëshiron të largohet

Megjithatë, ndërsa presidenti i Madridit Florentino Perez ka qenë më parë i interesuar për të transferuar Neymarin, gjigantët spanjollë nuk janë më të interesuar për një marrëveshje.

Neymar nuk pëlqehet më në Bernabeu (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës spanjolle AS, ylli i PSG-së, Neymar nuk është më një objektiv transferimi veror për Mbretërit.

Ky medium shton se sulmuesi francez, Kylian Mbappe, mbetet objektivi kryesor afatgjatë i Real Madridit. /Telegrafi/