LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi fillon hetimet për krizën e lëndimeve në skuadër

Real Madridi fillon hetimet për krizën e lëndimeve në skuadër

Real Madridi është në një alarm rreth lëndimeve të lojtarëve tashmë që dy javë.

Numri i madh i lëndimeve ka ndikuar në rezultatet e skuadrës dhe Zinedine Zidane ka zbuluar se klubi ka filluar hetimet rreth situatës aktuale.


Los Blancos kanë pasur në total 41 lëndime në këtë edicion, me 20 lojtarë në dhomën e tretmanëve, duke humbur 823 ditë, apo 146 ndeshje.

Më 23 dhjetor, Real Madridi u përballë me Granadan pa Luka Modricin. Rodrygo Goes u lëndua gjatë këtij takimi, derisa iu shtua listës së nëntë lojtarëve në mungesë, me Karim Benzeman që nuk ishte ftuar.

Kur lëndimet krahasohen me rivalët e tyre, numrat nuk e bëjnë favorin e këndshëm për Los Blancos. Atletico Madrid ka pasur 16 lëndime këtë sezon, Barcelona 25 dhe Sevilla 18. Real Madrid ka pasur 40, më së shumti në LaLiga Santander, në të njëjtën kornizë kohore me tre muaj konkurrencë të mbetur. Ata gjithashtu pësuan 55 sosh në edicionin e fundit dhe 50 në sezonin 2018/19.

Trajneri i fitnesit i ekipit të parë Gregory Dupont , i cili organizon programet e trajnimit dhe rikuperimit të ekipit, është subjekt i shumë vëzhgimeve pas numrit të lartë të lojtarëve që u lënduan këtë fushatë.

Doktor Ripoll nga Klinika e Ekselencës FIFA Ripoll dhe De Prado Sports ka folur se si teknologjia mund të ndihmojë në shmangien e numrave të lartë të dëmtimeve si kjo, veçanërisht me numrin e lartë të ndeshjeve në kohë për shkak të pandemisë.

“Ka një revolucion të madh teknologjik në drejtim të asaj që ekipet përdorin për të parandaluar dhe trajtuar dëmtimet”, ka thënë Ripoll.

“Laboratorët biomekanikë me precizion të lartë japin informacion objektiv në lidhje me dëmtimet dhe është diçka që duhet të përdoret me çdo lojtar për të shmangur probleme të përsëritura”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/