Real Madridi dominon listën e Topit të Artë me tetë futbollistë, pas tyre Liverpooli me katër dhe disa skuadra tjera me nga tre

Revista franceze France Football ka publikuar listën prej 30 futbollistëve që janë në garë për të fituar çmimin më të madh individual për këtë vit, Topin e Artë, listë e cila dominohet nga Real Madridi me tetë kandidatë.
Real Madridi është skuadra e cila dominon listën për Topin të Artë, pasi aty janë të përfshirë lojtarë si Gareth Bale, Karim Benzema, Thibaut Courtois, Isco Alarcon, Marcelo, Luka Modric, Sergio Ramos dhe Raphael Varane.
Fitimi i trofeut në Ligën e Kampionëve për herën e tretë radhazi dhe shumë paraqitjet e mira të disa futbollistëve në Kupën e Botës kanë bërë që Mbretërit të dominojnë në këtë garë.

Pas tyre vjen skuadra angleze, finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpooli me katër lojtarë që janë pjesë e garës: Mohamed Salah, Alisson Becker, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.
Barcelona ka tre futbollistë kandidatë për Topin e Artë: Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ivan Rakitic, por mund të kishte edhe më shumë pasi në sezonin e fundit fituan La Ligan dhe Copa del Rey.
Edhe Atletico Madridinë këtë listë ka tre futbollistë. Diego Godin, Jan Oblak dhe Antoine Griezmann, i cili mund të llogaritet edhe si njëri nga konkurrentët kryesor duke ditur triumfin e tij në Ligën e Evropës, Superkupën UEFA dhe Kupën e Botës me Francës.

Kështu, kampionati që ka më shumë kandidatë në listë është ai spanjoll, La Liga, pasi 14 nga 30 kandidatët janë pjesë e këtij kampionati.
Skuadra tjetër që ka tre futbollistë në garë është Paris Saint-Germain. Juventusi, Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Chelsea kanë nga dy, ndërsa Manchester Unitedi përfaqësohet nga Paul Pogban. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës