Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova Creator Awards, mjafton një foto kreative nga një pikë e Shell për të hyrë në garë për një nga tre iPhone 17 Pro Max.

Pjesëmarrja është super e thjeshtë dhe ideale për të gjithë përdoruesit aktivë në rrjetet sociale.


Fushata fillon më 15 Prill dhe përfundon më 15 Maj 2026. Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit mund të postojnë fotografi apo video (Reels) nga ambientet e Shell, duke përfshirë pika të karburantit, produkte apo elemente të brendit.

Për të marrë pjesë, kërkohet që fotoja të publikohet në Instagram, të përdoret hashtag-u #ShellKosova dhe të ndiqet faqja @Shell_Kosova. Profili duhet të jetë publik, në mënyrë që postimi të jetë i dukshëm për vlerësim.

Tre fituesit do të përzgjidhen nga postimet që marrin më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje. Në fund të fushatës, tre postimet më të suksesshme do të shpallen fituese dhe fituesit do të kontaktohen me mesazh direkt në Instagram.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë banorët e Kosovës mbi moshën 18 vjeçare. Duke përdorur hashtag-un e kampanjës, pjesëmarrësit i japin Shell Kosova të drejtën për ripostimin e përmbajtjes për qëllime promocionale.

Shell Kosova thekson rëndësinë e sigurisë dhe etikës gjatë pjesëmarrjes. Çdo përmbajtje që shfaq sjellje të rrezikshme, si pirja e duhanit në pikat e karburantit apo veprime të pasigurta, do të përjashtohet menjëherë. Po ashtu, fushata nuk synon në asnjë mënyrë të inkurajojë përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

Kap momentin, posto me #ShellKosova dhe ndoshta iPhone 17 Pro Max mund të jetë i yti.