A është biznesi juaj gati për tregun e hapur të energjisë elektrike?

Sikurse në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, edhe Kosova po e vazhdon procesin e liberalizimit të tregut të energjisë. Në treg të hapur, bizneset më nuk janë të detyruara të furnizohen nga një kompani e vetme pa konkurrencë.
Tani konsumatorët kanë të drejtë të përzgjedhin ofertën më të mirë në treg.
Nga data 1 Maj e këtij viti, një valë e re e bizneseve në Kosovë do të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Ky tranzicion mund të sjellë sfida, por gjithashtu pritet të ju sjellë bizneseve edhe mundësi për kursime.
Këshillime profesionale për bizneset
Gjatë kësaj faze vazhduese të liberalizimit të tregut, Enerco është duke i mbështetur bizneset me këshillime profesionale dhe ekspertizë. Ky shërbim pa pagesë nga Enerco po ua lehtëson procesin e tranzicionit bizneseve, dhe po ju mundëson konsumatorëve që të kursejnë në faturat e tyre të energjisë elektrike.
Për bizneset që kanë pranuar lajmërimin se do të dalin në tregun e hapur të energjisë, tani është koha që këto biznese të vendosin strategjitë e tyre, dhe të përzgjedhin partnerin e duhur për energji.
Për bizneset në tregun e hapur, Enerco ofron kontrata të personalizuara për furnizim me energji elektrike, të përshtatura sipas veprimtarisë, profilit të ngarkesës, qëllimeve zhvillimore dhe tolerancës ndaj luhatjeve të çmimeve.
Enerco gjithashtu bashkëpunon edhe me bizneset vetëprodhuese, apo Prosumerët. Për bizneset të cilat prodhojnë tepricë të energjisë (psh. përmes paneleve diellore) dhe e injektojnë atë tepricë në rrjet energjetik, Enerco iu blenë këtyre prosumerëve energjinë e injektuar në rrjet.
Për këshillime profesionale pa pagesë, bizneset ftohen të kontaktojnë ekspertët e energjisë në Enerco përmes numrave 0800 999 00 (thirrje pa pagese) dhe 049 792 792 (mobil, Viber dhe WhatsApp).
Konkurrenca sjellë përfitime për konsumatorët
Liberalizimi i tregut është një proces i rëndësishëm përparimtar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në një treg të hapur, bizneset gëzojnë të drejtën të përzgjedhin furnizuesin që iu përshtatet më së miri nevojave të tyre.
Enerco si furnizues i licensuar i energjisë elektrike iu ofron bizneseve kushte të favorshme, dhe kështu po iu mundëson bizneseve të optimizojnë kostot e tyre të energjisë. Në këtë mënyrë, Enerco vazhdimisht është duke e ndihmuar krijimin e një konkurrence të shëndoshë në treg që sjell kursime për konsumatorët.




















































