LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid dhe Bayern Munich në garë për të nënshkruar me Szoboszlain, klauzola e hungarezit është shumë e ulët

Real Madrid dhe Bayern Munich në garë për të nënshkruar me Szoboszlain, klauzola e hungarezit është shumë e ulët

Dominik Szoboszlai është njëri nga mesfushorët më të pëlqyer në Evropë.

Mesfushori hungarez prej dy vitesh po shkëlqen me RB Salzburgun, në elitën e futbollit austriak si dhe në Ligën e Kampionëve.


20-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 17 ndeshje ka shënuar tetë gola e ka bërë nëntë asistime.

Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij, por garës së fundmi i janë shtuar edhe dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Reprezentuesi hungarez është i gatshëm për tu larguar qysh në janar nga Salzburg, teksa ai ka një klauzolë shumë të ulët largimi.

Mediat austriake kanë zbuluar se Szoboszlai ka një klauzolë largimi prej vetëm 25 milionë eurove, shumë që nuk përbën aspak problem për skuadrat si Real Madrid e Bayern Munich.

Se lojtari mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit, ka lënë të nënkuptohet edhe drejtori sportiv i Salzburg, Christoph Freund.

“Sigurisht që dëshira jonë është ta kemi lojtarin në klubin tonë për sa kohë është e mundur”.

“Le të shohim se çfarë do të ndodh gjatë afatit kalimtar dimëror, por ka gjasa të mëdha që ai të nënshkruajë me një nga klubet më të mëdha evropiane”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Chrisoph Freund, por duke mos zbuluar emra të klubeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori