LAJMI I FUNDIT:

Reagon Drenica – akuzon Gjilanin për racizëm dhe presion ndaj gjyqtarëve

Reagon Drenica – akuzon Gjilanin për racizëm dhe presion ndaj gjyqtarëve

Klubi futbollistik Drenica ka reaguar ndaj klubit të Gjilanit për abuzim në baza racore ndaj futbollistëve të tyre me ngjyrë.

Drenica ishte mysafire e Gjilanit në ndeshjen e javës së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, takim që përfundoi baras 1-1.


Megjithatë, mysafirët nga Skenderaj kanë reaguar ndaj vendasve, të cilët i kanë akuzuar për racizëm, presion ndaj lojtarëve të tyre dhe gjyqtarëve, ndërsa akuza kanë pasur edhe për gjykimin e ndeshjes.

Nuk ka fitues në Gjilan, lideri ndalet nga Drenica
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në Gjilan, lideri ndalet nga Drenica

Reagimi pa ndërhyrje i Drenicës

Pas ndeshjes në mes të SC Gjilanit dhe KF Drenica e zhvilluar me 10. 11.2019, në Gjilan, fundi i ndeshjes nuk kishte epilogun sportiv , ashtu siç është më së miri.

Rasti i Harmon, perjashtimi i tij me karton te kuq direkt vjen si rrjedhojë e asaj qe mbrojtësit e SC Gjilanit, konkretisht qendërmbrojtësi, Franc Veliu , gjatë gjithë ndeshjes e kanë provokuar sulmuesin tonë Van Dave Gboëea Harmon, në baza racore dhe ofendime të llojllojshme. Ai gjatë gjithë kohës është goditur me brryl, me shqelma dhe është provokuar nga lojtarët e Gjilanit (shihet në xhirime). Pas pjesës së parë në dhomat e zhveshjes lojtari Harmon u ankua në lidhje me fyerjet dhe veprimet e lojtarëve të Gjilanit ndaj tij.

Ofendimet fyerjet raciste dhe goditjet vazhduan edhe në pjesën e dytë deri në momentin kur ai u ndeshkua me karton të kuq, sepse perndryshe ai nuk kishte arsye në fund të ndeshjes në rezultat të favorshëm për ne, të ndeshkohej më të karton të kuq.

Ata disa e herë e kanë përdorur termin ‘majmun i zi’ dhe shprehje të tjera të cilat janë shumë të ulëta për dy lojtarë që pretendojnë që janë lojtarë të mëdhënj por që me veprimet e sotme kanë treguar që jane qyqar dhe shumë me karakter të ulët.

Kur e gjithë evropa tenton që përmes sportit të heq nga gjuha e futbollistëve dhe akterëve sportiv gjuhën fyese, dhe gjuhën racore, në Gjilan sot u pa një atmosferë krejtësisht tjetër.

Pa dashur të justifikojmë veprimin e futbollistit tonë, tek kartoni i kuq, Harmon ka zhvilluar thuajse të gjitha ndeshjet me KF Drenica dhe asnjëherë nuk është ndeshkuar për fyerje ose diçka të tillë, andaj veprimet e futbollistëve të Gjilanit janë të ulëta shumë të liga dhe të pajustifikueshme. Për këtë edhe reagimi i Gjilanit, në faqën zyrtare, deshmon saktësisht veprimet e lojtarëve të Gjilanit.

Gjilani nuk duhet të harroj që ka në radhet e veta futbollist me ngjyrë, siç janë Keita Razak dhe Keita Aziz, por asnjëri nga ta nuk është ofenduar për asnjë moment nga lojtarët ose zyrtarët tanë, as në ndeshjen në Skenderaj e as sot në Gjilan.

Sa i perket referimit, klubi jonë gjithashtu ka verejtje të medha ne vendimet e sotme. Në minutën e 35, penallti e pastër për nuk akordohet, ndërkohë, në minutën 39, topi e godet lojtarin tonë në stomak dhe gjyqtari jep penallti për Gjilanin. Të gjitha rastet deshmohen me xhirime sepse ato janë evidente.

Gjithashtu sa i perket referimit, vlen te theksohet se bankina e SC Gjilanit dhe kryetrajneri i skuadrës kanë bërë presion të vazhdueshëm dhe trajneri i Gjilanit më shumë ka permendur emrin e gjyqtarit Dardan Çaka se sa emrin e futbollistëve të tij.

Poashtu pas përfundimit të ndeshjes, deri sa trajneri i ekipit Tahir Lushtaku po jepte intervistë për media, nga disa persona është ofenduar dhe kanosur nga persona, në prezencë të organëve të rendit (Policisë së Kosovës), të cilët vetëm shikonin, pa ndërrmarrë asnjë veprim.

Ju bëjmë thirrje organeve gjegjëse të FFK-së, që të ndeshkojnë akterët të cilët ia prishin imazhin futbollit kosovar e konkretisht t’i denojë futbollistët që fyejnë lojtarët në baza racore. Pasi në gjithë botën motoja e futbollit është ‘Say No To Racism’ – ‘Thuaj jo Racizmit’.

Do të kërkonim nga SC Gjilani që të distancohet nga gjuha fyese, denigruese-racore, e futbollistëve të tyre ndaj futbollistit tonë pasi kështu i kontribuojmë zhvillimit të futbollit dhe respektit ndaj kundërshtarit, mirëpo si duket ata e kanë orkestruar vetë këtë sepse në bazë të reagimit të tyre paraprak, po i mbrojnë ‘racistët’ të cilët gjithçka mund të jenë vetëm futbollist profesionist asnjëherë.

Shpresojmë që do të reagojnë organët gjegjëse dhe njëherë e pergjithmonë t’i largojmë të këqijat nga futbolli kosovar.

Me Respekt

KF Drenica

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori