Reagimi i portierit të Real Betis, Pau Lopez, tregon për madhështinë e golit të tretë të Lionel Messit – jo vetëm ai, por edhe lojtarët e tjerë mbetën gojëhapur


Portieri Pau Lopez bëri një mimikë interesante pasi e pranoi golin e tretë nga Lionel Messi, në ndeshjen që kapiteni shënoi tri herë, ndërsa Barcelona fitoi 4-1 ndaj Real Betisit.
Argjentinasi 31-vjeçar e mbylli ndeshjet me het-trik, ndërsa goli i tretë ishte i mahnitshëm, me një ekzekutim parabole të përsosur duke e lënë të palëvizshëm portierin Lopez.
Vet portieri spanjoll, 24-vjeçar ishte i impresionuar me golin, duke e treguar me shprehjen e tij të fytyrës, pasi ndonjëherë një shprehje e fytyrës vlen sa një mijë fjalë.
Por, ai nuk ishte i vetmi që u habit me atë gol.
Në fakt, imazhe të tjera që kanë dalë në internet tregojnë edhe Sergi Roberton, Luis Suarezin dhe Ivan Rakiticin, që të gjithë të habitur me golin e bukur.
Messi, mori një ovacion nga tifozët e Betisit pas paraqitjes së bukur. /Telegrafi/















































