LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i parë i Joana Sanz pas lajmit se është dëbuar nga shtëpia e Dani Alves

Reagimi i parë i Joana Sanz pas lajmit se është dëbuar nga shtëpia e Dani Alves
(Foto: Instagram/joanasanz)

Pas lajmit se Joana Sanz është detyruar të labërgohet nga prona ku ka jetuar me Dani Alves, modelja ka ardhur me një reagim në rrjetet sociale.

Në një publikim në Instagram, ajo e ka bërë të qartë se cilat janë prioritetet e saja në këtë fazë të jetës, ndërkohë që përgatitet që të shkurorëzohet nga futbollisti pas akuzave ndaj tij për përdhunim në një klub nate në Barcelonë që pretendohet të ketë ndodhur në fund të vitit të kaluar.


Në postimin e saj, Joana pohon se motivim kryesor në jetë aktualisht e ka vetveten duke e përshkruar si “punëtore, të pavarur, ambicioze, të zgjuar dhe të bukur”.

(Foto: Instagram/joanasanz)

Krahas këtyre fjalëve e ka publikuar edhe një video, në të cilën ajo shfaqet duke parakaluar në pistë gjatë punës së saj si modele.

Jeta e Dani Alves po rrënohet: Gruaja e tij u dëbua nga shtëpia derisa ai po qëndron në burg, ndërsa më e keqja akoma nuk ka ardhur
Lexo po ashtu Jeta e Dani Alves po rrënohet: Gruaja e tij u dëbua nga shtëpia derisa ai po qëndron në burg, ndërsa më e keqja akoma nuk ka ardhur

Ky postim vjen menjëherë pas raportimeve nga programi i Telecinco, ‘Fiesta’, ku thuhej se të afërmit e Dani Alves (gjegjësisht, nëna e fëmijëve të tij, Dinora Santana) kanë kërkuar nga Sanz t’i paketonte valixhet pasi ajo nuk nënshkroi një marrëveshje konfidencialiteti.

Në të njëjtën kohë, janë shfaqur raporte që pretendojnë se ajo mund të jetë në lidhje me një biznesmen, mirëpo duket se fokusi i saj tani, të paktën publikisht, është vetvetja. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/joanasanz)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori