LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Chris Rock pasi Dave Chappelle u sulmua në skenë: A ishte Will Smith?

Reagimi i Chris Rock pasi Dave Chappelle u sulmua në skenë: A ishte Will Smith?

Dave Chappelle është sulmuar të martën mbrëma teksa po performonte në skenë në Hollywood Bowl, me disa pamje e video që qarkulluan në rrjete sociale ku shihej një burrë që e rrëzoi komedianin në tokë.

Incidenti ndodhi në “Netflix is a Joke”, në të cilin Chappelle ka performuar në një sërë rastesh gjatë kohëve të fundit.


Sulmuesi u përpoq të largohej nga skena pas sulmit, por u kap dhe u përplas në tokë nga sigurimi.

Sipas pamjeve që janë shfaqur deri më tani, Dave nuk u lëndua ndërkohë që u ngrit dhe e rifitoi qetësinë.

I njohur për shakatë me transgjinorët - Dave Chappelle sulmohet teksa performonte shfaqjen e Netflix në skenë
Lexo po ashtu I njohur për shakatë me transgjinorët - Dave Chappelle sulmohet teksa performonte shfaqjen e Netflix në skenë

Chappele ka qenë një figurë e diskutueshme për batutat e tij me transgjinorët dhe perceptimin se ai është transfobik, ndaj ka pasur zëra se ky sulm ishte një përgjigje ndaj këtyre lloj shakave.

Chris Rock në anën tjetër ka mbështetur Dave dhe ka bërë shaka me aktorin Will Smith.

Will Smith dhe Chris Rock (Foto: AP)

Chris Rock kishte performuar një set më herët në mbrëmje dhe, sipas ABC News, doli në skenë me Chappelle dhe bëri shaka “A ishte Will Smith?”.

Ky incident vjen pasi Chris Rock u godit me shuplakë nga Smith gjatë “Oscars” në fund të marsit për shakanë e komedianit për gruan e tij, Jada Pinkett Smith.

Më vonë, një zëdhënës i Hollyëood Boël i tha agjencisë së lajmeve PA Media se një hetim për sulmin e Chappelle ka filluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori