LAJMI I FUNDIT:

Ravanelli i sugjeron Juventusit se kush duhet të jetë zëvendësuesi i Bonuccit

Ravanelli i sugjeron Juventusit se kush duhet të jetë zëvendësuesi i Bonuccit

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli i ka dhënë klubit italian disa ide se shumë mund të jenë zëvendësuesit adekuat të të larguarit Leonardo Bonucci.

Bonucci ka kompletuar dje (e premte) transferimin e tij te Milani për një shifër prej 40 milionë plus dy milionë tjera bonuse.


Zyrtare: Bonucci, lojtar i Milanit
Lexo po ashtu Zyrtare: Bonucci, lojtar i Milanit

Largimi i qendërmbrojtësit italian ka lënë boshllëk në mbrojtjen e Juventusit, të cilët janë vënë në gjah për zëvendësuesin e tij.

Është edhe ish-sulmuesi i tyre, Ravanelli, i cili i ka sugjeruar se Marquinhos, Silva dhe Manolas janë emrat që mund ta zëvendësojnë italianin e larguar.

Juventusi dhe Interi në ‘luftë’ për Inigo Martinezin
Lexo po ashtu Juventusi dhe Interi në ‘luftë’ për Inigo Martinezin

“Juventusit i nevojitet një mbrojtës i madh, sikurse Marquinhos, Thiago Silva apo Kostas Manolas”, ka thënë fillimisht Ravanelli.

Dyshja braziliane e PSG-së

“Për mua braziliani Marquinhos do ishte më i miri, pasi ai është njëri nga pesë ose dhjetë mbrojtësit më të mirë në botë”, përfundoi ish-sulmuesi italian.

Ndryshe, Ravanelli ka luajtur te Zonja e Vjetër gjatë viteve 1992–1996, ku ka zhvilluar 111 ndeshje dhe ka shënuar 41 gola. /Telegrafi/

Mbrojtësi grek i Romës, Manolas