LAJMI I FUNDIT:

Rastet dhe golat e triumfit të Kosovës U21 kundër Turqisë U21

Rastet dhe golat e triumfit të Kosovës U21 kundër Turqisë U21

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka realizuar fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.

Dardanët e rinj të drejtuar nga Rafet Prekazi, e kanë mposhtur Turqinë, të martën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në praninë e rreth 8 mijë shikuesve, me rezultat 3:1.


Kjo fitore ia ka mundësuar Dardanëve që ta rrëmbejnë pozitën e parë në Grupin e 3-të, me 6 pikë. Kosova U21 dhuroi spektakël me lojë e rezultat, derisa kundërshtarëve u dha leksion.

Mbizotërimi i Dardanëve rezultoi me golin e epërsisë në minutën e 45-të nga Arbenit Xhemajli.

Megjithatë, me të nisur pjesa e dytë pas vetëm 20 sekondash mysafirët e shfrytëzuan një shpërqendrim të lojtarëve tanë, duke i barazuar shifrat në 1:1, nëpërmjet Halil Dervisoglut.

Ky gol nuk e zbrazësi dëshirën e flaktë të futbollistëve tanë për fitore, të cilët falë edhe mbështetjes së tifozëve arritën që në minutën e 72-të ta rikthejnë epërsinë me golin e Mirlind Dakut.

Pas këtij goli Dardanët patën edhe disa raste shumë të mira, në njërën prej të cilave ishte tërthorësja që ia mohoi golin. Mirëpo, goli i qetësisë erdhi në minutën e 90-të, kur Lirim Kastrati realizoi për festën dardane dhe për rezultatin përfundimtar 3:1.

Pas ndeshjes djemtë e rinj dardanë dhe stafin e trajnerëve në krye me Rafet Prekazin i ka përgëzuar në zhveshtore presidenti Agim Ademi me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, derisa nga afër ua ka përcjell urimet edhe përzgjedhësi Bernard Challandes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori