LAJMI I FUNDIT:

Rashiq ndan detaje nga takimi me Guvernatorin e BQK-së dhe Kurtin, lut serbët të injorojnë lajmet e rreme për mbylljen e institucioneve

Rashiq ndan detaje nga takimi me Guvernatorin e BQK-së dhe Kurtin, lut serbët të injorojnë lajmet e rreme për mbylljen e institucioneve

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq në një konferencë për media, ka shpalosur detaje nga takimi i djeshëm që kishte me Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Isamili lidhur me rregulloren e BQK-së dhe çështjen e dinarit serb.

Rashiq ka thënë se Guvernatori ishte i qartë në shpjegimin e tij sa i përket anës teknike të implementimit të kësaj rregullore.


“Para se gjithash sa i përket BQK për të gjithë ata që nuk e kanë ditë, ekzistojnë dy mënyra të përdorimit të dinarit.

I pari është që Banka Qendrore e Serbisë dhe ajo e Kosovës të zhvillojnë mes veti transaksion. Unë kam marr konfirmim nga z.Ismaili që ata sot do të kontaktojnë me Bankën Qendrore në Serbi, dhe që konvertimi i dinarit në euro do të jetë shumë i lehtë dhe shumë i zbatueshëm për ata që pranojnë pagesa në dinarë. E dyta, është mënyra tjetër që bankat që kanë përfaqësi këtu dhe në Serbi ta bëjnë kthimin e dinarit në euro direkt, dhe përdorimi të bëhet këtu”, tha Rashiq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim tutje shtoi se të gjithë njerëzit që nuk kanë llogari bankare do t’u mundësohet të hapin ato pa pagesë, shkruan Telegrafi.

Ndalimi i dinarit serb, Ismaili takon ministrin Rashiq: Vetëm në katër komunat veriore operojnë katër degë bankare
Lexo po ashtu Ndalimi i dinarit serb, Ismaili takon ministrin Rashiq: Vetëm në katër komunat veriore operojnë katër degë bankare

“Kjo është në përputhje të plotë më mënyrën dhe rregulloren evropiane për zbatimin e pagesave”, tha ai.

Rashiq bëri të ditur se dje pasdite ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e falënderoj për mirëkuptimin dhe gjetjen e mënyrës për implementimin dhe gjetjen e zgjidhjes sa i përket përdorimit të dinarit

“Gjatë takimit me Kurtin kemi biseduar edhe për gjëra tjera, dhe kemi ardhur në përfundim që kryeministri veçse e ka bërë publik. Kjo është një periudhë tranzicioni. Nga ana juridike dhe teknike mendoj që kjo është mënyra e duhur sesi duhet të vazhdojë. Nuk dua të hyjë në të kaluarën se përse ka ardhur deri te kjo, por më duhet të ndërlidhem prapë me këtë ne e kemi ditë që Banka Komerciale e cila ka qenë e vetmja që ka pasur licencë për operim në Kosovë do të mbyllet, këtë e kam ditur qysh në vitin 2022. Në shtator të vitit të kaluar kanë marrë informatën që do të mbyllen, dhe askush nga administrata e tyre nuk e kanë parë të udhës të ri aplikojë sërish për marrje të licencës për punë”, u shpreh Rashiq.

Ministri tutje u bëri thirrje qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë që të mos bien pre e lajmeve të rreme, ku po thuhet se do të mbyllen edhe institucionet shëndetësore e arsimore.

“Dua ‘ju them të gjithëve posaçërisht punonjësve në këto institucione se diçka e tillë nuk do të ndodh, kam zotimin e kryeministrit për këtë dhe kjo do të thotë se ata munden lirisht të vazhdojnë me punën e tyre Në këso rrethanash shihet se lajmet e rrejshme janë ato që më së shpejti shpërndahen”, tha Rashiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori