LAJMI I FUNDIT:

Rashica flet pas paraqitjes së mirë dhe supergolit ndaj Bayerni

Rashica flet pas paraqitjes së mirë dhe supergolit ndaj Bayerni
Foto: Milot Rashica/Facebook

Milot Rashica ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth ndeshjes se djeshme (e mërkurë) ndaj Bayern Munichut.

Werder Bremen është mposhtur me rezultat 3-2 nga Bayern Munichu në gjysmëfinale të DFB Pokal duke humbur mundësinë e kualifikimit në finale.


Njërin nga golat e Bremenit e shënoi pikërisht ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica si Messi, merr topin në mesin e fushës dhe i shënon Bayernit në gjysmëfinale të DFB Pokal
Lexo po ashtu Rashica si Messi, merr topin në mesin e fushës dhe i shënon Bayernit në gjysmëfinale të DFB Pokal

Djaloshi vushtrrias shënoi golin e barazimit 2-2, ku në minutën e 75-të gjeti rrjetën pas një veprimi të mirë individual.

Rashica ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të folur rreth ndeshjes së djeshme.

“Fatkeqësisht nuk mjaftoi, por ne vazhdojmë së bashku. Mbështetje e mrekullueshme nga tifozët tanë”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Ndryshe, Rashica deri më tani këtë sezon ka shënuar tetë gola në Bundesliga dhe tri tjera në DFB Pokal. /Telegrafi/