LAJMI I FUNDIT:

Raporti special i New York Times: Festivali Sunny Hill i sjell Kosovës vëmendjen ndërkombëtare

Raporti special i New York Times: Festivali Sunny Hill i sjell Kosovës vëmendjen ndërkombëtare
Dua Lipa (Foto: Telegrafi)

Pasditen e së premtes, Dukagjin Lipa, 49 vjeç, u ul prapa skenës në festivalin e parë muzikor të Kosovës, me sy të zymtë dhe u përpoq t’i shpërfillte dy celularët që rrinin në tryezë përpara tij.

“Oh, Zoti im,” tha ai. “Nuk kam fjetur për 48 orë”.


Themelimi i festivalit tre-ditor Sunny Hill – i kryesuar nga vajza e tij, ylli i popit Dua Lipa – ishte duke dështuar.

“Asnjë promotor nuk do të vinte me dëshirë në Kosovë. Është një makth logjistik. Është një makth financiar”, tha ai, kur u pyet pse askush nuk kishte bërë një ngjarje të ngjashme më parë.

Kështu e nis raportin e gjerë rreth festivalit gazeta më prestigjioze amerikane The New York Times.

Lipa pohoi se kishte blerë pajisje  speciale të skenës me vlerë dy milionë dollarë nga Rumania dhe kishte thirrur disa persona në telefon në mënyrë që t’i lehtësohet kalimi nëpër dogana.

“Ne nuk thyem asnjë rregull, thjesht e bëjmë të lehtë për një gjë të mirë”, shtoi ai.

Ai ndjeu nevojën për të bërë një festival gjigant për një arsye të thjeshtë “Për më shumë se 50 vjet, ka pasur një keqkuptim për Kosovën. Nuk është ajo që ju lexoni”.

Në mendjen e shumë, tha ai, imazhi i Kosovës ishte ende i formësuar nga lufta në fund të viteve 90-ta, në të cilat shqiptarë luftuan për pavarësi nga Serbia dhe kriza e refugjatëve që pasoi.

Dugi dhe familja e tij janë shqiptarë etnikë, si rreth 90 për qind e popullsisë së vendit, shkruan më tutje gazeta.

Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë mbeten të tensionuara. Të dy vendet ende nuk janë dakorduar me një kufi, një hap kyç për Serbinë që të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin Evropian.

Situata politike shton perceptimet e dobëta për Kosovën, tha Lipa. Ai e ndjen atë kur njerëzit e pyesin se nga cili vend e ka prejardhjen, shtoi ai. Kur u thotë “Kosova”, ata shpesh përgjigjen, “Oh, sa e trishtuar, ndihem shumë keq për ty”.

Lipa tha se do të dëshironte të tregonte se Kosova ishte një vend i gjallë ku njerëzit mund të kishin një jetë të mirë. “Ne kemi problemet tona, por ne kemi një nga rinit më të mrekullueshëm në këtë pjesë të botës”, tha ai. “Ata janë inteligjentë, janë krijues. Ata kanë diçka për të thënë”.

Serbët, shumë prej të cilëve e shohin Kosovën si një pjesë integrale të vendit të tyre dhe nuk e njohin atë si një komb të pavarur, vështir se mund binden për të ardhur në festival. “Iu përgjigja një fëmijë serb disa orë më parë në Instagram”, tha Lipa. “Ai pati një koment poshtërues për shqiptarët dhe i thashë, ‘Do të ishte shumë më e bukur nëse do të vinit këtu dhe të argëtoheni me fqinjët tuaj. Nëse ju e bëni, unë do t’ju siguroj biletë”.

Por nuk ishte vetëm një audiencë ndërkombëtare që festivali kishte nevojë: Për të plotësuar kapacitetin prej 15 mijë personave, ai duhej të gjente një vend. Lipa kishte disa probleme rreth kësaj. Kishte edhe ankesa për çmimin e biletave: 55 euro, ose rreth 62 dollarë. Mbi gjysma e popullsisë prej 15 deri 24-vjet të Kosovës janë të papunë, sipas Kombeve të Bashkuara, kështu që ata kanë pak të ardhura në dispozicion.

Lipa tha se biletat kishin atë çmim për shkak se po përpiqej të organizonte ngjarjen sipas standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë aktor të njohur botëror, si vajza e tij, Dua Lipa. Ylli i popit ka lindur në Londër, por kaloi katër vjet të fëmijërisë në Prishtinë. Ajo rregullisht tregon rrënjët e saj kosovare në intervistat dhe 16 milionë ndjekësit në Instagram. Muzikantë të tjerë kosovarë, si Rita Ora, kanë tërhequr vëmendjen e botës.

Lipa ka lindur në Prishtinë kur ishte pjesë e Jugosllavisë. Babai i tij ishte kreu i institutit të historisë së Kosovës, nëna e tij një mësuese, dhe ai kishte një jetë të rehatshme, të klasës së mesme. Në moshën 15-vjeçare, ai u dashurua në kitarë dhe në një farë mënyre shkroi hite me miqtë e tij, por nuk kishte para për të bërë videoklipe në gjuhën shqipe, prandaj, ndoqi këshillën e prindërve dhe filloi punën si dentist.

Studimet i zgjatën më shumë se sa duhet. Qeveria e Jugosllavisë ndaloi mësimin në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991 dhe Lipa u zhvendos në Bosnje për të vazhduar kolegjin. Atë e përfshiu lufta, kaloi dy muaj në Sarajevën e rrethuar dhe përfundimisht u nis për në Londër. Kishte ngjarje të tilla si ato që e kishin bërë atë patriot, tha ai, duke shtuar se që nga ajo kohë ka provuar këtë frymë ta përcjell edhe te fëmijët e vetë.

Një ndjenjë e fortë e identitetit shqiptar ishte kudo në festival. Dua Lipa ishte veshur me ngjyrë të kuqe dhe të zezë, ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar, gjatë performancës 90. Ajo fliste pothuajse tërësisht në gjuhën shqipe mes këngëve. Më vonë, ajo mbajti flamurin shqiptar lart për të entuziazmuar tifozët.

Shumë nga akterët, duke përfshirë rep artistët si M.C. Kresha e deri tek Jericho, elektrizuan publikun duke bashkuar dy duar që përfaqësonin shqiponjën e zezë mbi flamurin e Shqipërisë. Edhe reperi amerikan, Action Bronson, babai i të cilit është shqiptar, gjithashtu bëri gjestin e njëjtë.

Flamuri i kaltër i Kosovës, i cili përmban gjashtë yje për të përfaqësuar grupet kryesore etnike të vendit, nuk ishte aty në koncert.

Në festival kishte edhe të huaj. Të premten në mëngjes, Sara Aleksieska, 18 vjeçare, një nxënëse e shkollës së mesme nga Maqedonia, mori rrugën me minbus për në Prishtinë, me motrën e saj dhe një mik. Ishte hera e parë që po shkonte në Kosovë, tha ajo, dhe nuk e dinte se çfarë po e priste. Sa herë që prindërit i kishin folur për vendin, gjithnjë ka të bëjë me politikën dhe gjithmonë shumë serioze.

Por të shtunën në mbrëmje, Aleksieska tha se do të përpiqet të sjellë prindërit vitin e ardhshëm.

“Do të kthehem dhe do t’u them atyre se sa i madh është ky vend”, tha ajo. Gjithkush ishte miqësor, grupet ishin të mëdha dhe ushqimi ishte i lirë, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori