LAJMI I FUNDIT:

Raphinha, ‘perla’ e fundit e Brazilit, që po shkëlqen në mesin e yjeve – sa është vlera e tij në treg?

Raphinha, ‘perla’ e fundit e Brazilit, që po shkëlqen në mesin e yjeve – sa është vlera e tij në treg?

Tifozët e Leeds janë të vetëdijshëm se sa i mirë është Raphinha, ndërsa tani shumë prej tyre janë edhe tifozë të Brazilit, pasi lojtari shënoi dy herë në ndeshjen e tij të parë për ekipin e tij kombëtar në fitoren e tyre 4-1 ndaj Uruguait.

Anësori 24-vjeçar nënshkroi me Leedsin e Marcelo Bielsas në tetor të vitit 2020 për një shumë prej 18.6 milion euro nga Rennes, kur skuadra nga Yorkshire u kthye në Ligën Premier pas një pauze 16-vjeçare.


Kur ai erdhi, shumë e panë atë si një befasi , pasi në atë kohë lojtari ishte i lidhur me disa nga skuadrat më të mira të Evropës.

Sa vlen Raphinha?

Pavarësisht se Leeds kishte një fillim të ngadaltë të sezonit, Raphinha ka qenë një dritë e ndritshme për ta. Tre golat e tij në shtatë ndeshje të Ligës Premier në fillim të kësaj fushate e bënë atë që të marr një ftesë nga Brazili për kualifikueset për në Kupën e Botës, ku ai ka vazhduar të shkëlqejë.

Pas dy golave ​​dhe dy asistimeve në tre ndeshjet e tij me Brazilin gjatë tetorit 2021, shumë po pyesin vlerën e tij aktuale.

Raphinha besohet të vlejë 32 milionë euro, sipas Transfermarkt, gati dyfishi i asaj që vlente vitin e kaluar.

Kur përfundon kontrata e Raphinha me Leeds?

Nuk ka dyshim që Leeds nuk do të dëshirojë të humbasë kaq shpejt një lojtar të cilësisë së Raphinhas pasi nënshkroi me të. Ai është bërë idhull i tifozëve gjatë kohës së tij të shkurtër në klub për shkak të talentit të tij të dukshëm, dëshirës dhe aftësisë për të dhuruar emocione.

Aktualisht kontrata e tij do të përfundojë më 30 qershor 2024. Besohet se Liverpooli e pëlqen brazilianin, pasi ata shikojnë atë si zëvendësim të mundshëm për Mohamed Salah nëse ai nuk e zgjat kontratën.

Gjigantët e La Liga, Barcelona po ashtu janë të interesuar për ta blerë anësorin edhe pse kanë probleme financiare.

Leeds pritet të testohet nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë në afatet kalimtare të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

La Liga
Kalo në kategori