LAJMI I FUNDIT:

Ranieri akuzon Arsenalin se nuk tregoi respekt ndaj Watfordit

Ranieri akuzon Arsenalin se nuk tregoi respekt ndaj Watfordit

Claudio Ranieri thotë se ai i tha trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta se skuadra e tij nuk ka “nuk ka respekt” pasi ekipi i tij Watford pësoi një humbje 1-0 të dielën.

Arsenali siguroi tre pikët në ndeshjen e Ligës Premier me golin e pjesës së dytë të Emile Smith Rowe.


Por, Ranieri ndjeu se Topçinjtë morën golin vendimtar për shkak të sjelljes josportive, pasi skuadra e tij e nxori topin jashtë loje për të lejuar të lënduarin Ozan Tufan të merrte trajtimin.

Arsenali fiton minimalisht ndaj Watfordit
Lexo po ashtu Arsenali fiton minimalisht ndaj Watfordit

Watford priste që ta merrte topin pas rifillimit të lojës, por Arsenali vazhdoi me aksionin dhe shënoi, gjë që solli shumë për zhgënjimin e Ranierit.

“Ne e larguam topin dhe të gjithë prisnin që Arsenali ta kthente atë”, u tha Ranieri gazetarëve pas ndeshjes.

“Sissoko dhe Rose thanë: ‘Na jepni topin, ne e larguam topin jashtë, ishte një lojtar i lënduar’. Pas kësaj ishte shumë e çuditshme”.

“Ka pasur një krosim, Kiko Femenia goditi topin me kokë, Sarr e mori topin, për mendimin tim është një faull i madh, por asgjë nuk ndodhi dhe pastaj shënuan golin, ishte shumë, shumë e çuditshme”.

“Marrëdhënia jonë [Ranieri dhe Arteta] është shumë e mirë, i thashë se nuk ka respekt kur e largojmë topin jashtë vijave. Unë thashë se nuk ka respekt në këtë veprim, vetëm kaq”, deklaroi trajneri i watfordit.

Arteta doli në mbrojtje të ekipit të tij kur u pyet për komentet e Ranierit, por kërkoi falje për ofendimin që mund të kenë shkaktuar.

Notat e lojtarëve: Arsenal 1-0 Watford
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Arsenal 1-0 Watford

“Unë duhet të mbroj lojtarët e mi, ekipin tim dhe klubin tim. Ne jemi më të ndershmit nga të gjithë”.

“Edhe në disa faza jemi naivë. Nëse ai është ndjerë kështu, kërkoj falje, por nuk ka pasur qëllim”.

Arsenali tani është në një seri fitoresh prej katër ndeshjesh dhe është i pamposhtur në 10 të fundit në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori