LAJMI I FUNDIT:

Rangnick ka 90 milionë euro të gatshme dhe mund të marrë edhe tjera nga shitjet që të krijojnë Manchester Unitedin e tij

Rangnick ka 90 milionë euro të gatshme dhe mund të marrë edhe tjera nga shitjet që të krijojnë Manchester Unitedin e tij

Ralf Rangnick do të kërkojë t‘i jap dorën e tij skuadrës aktuale të Manchester United, pasi ai kërkon të sjellë lojtarë në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se afër 90 milionë euro i ka në dispozicion trajneri, por me kusht që do t’i shesë lojtarët e tepërt të cilët nuk i duhen më.


“Djajtë e Kuq” do të duhet të marrin pikë në këto ndeshjet e fundit në qoftë se duan ta kenë një vend në Ligën e Kampionëve, pasi siç po duket Manchester City, Liverpool dhe Chelsea do të jenë në tre pozitat e para.

Që nga ardhja e Rangnick si trajner i përkohshëm i Man United më 29 nëntor 2021, ata janë të pamposhtur në katër ndeshjet e tyre, por disa ndeshje u janë shtyrë për shkak të shpërthimeve të COVID-19.

Me mendje te largimet

Do të ketë disa lojtarë që janë aktualisht në “Old Trafford” që mund të mos konsiderohen aq të mirë sa duhet për skuadrën e re të Manchester United që udhëhiqet nga Rangnick.

Nga këta lojtarë aktualë, duket se trajneri gjerman tashmë ka vendosur se kush do të largohet, pavarësisht se ka vetëm më pak se një muaj.

Por kush ka më shumë gjasa të largohet nga United në janar?

Lingard dhe Marcial, dy të parët

Jesse Lingard iu dha një rast tjetër në klub pas formës së tij të mirë që e gjeti sa ishte i huazuar në West Ham United në sezonin 2020/21.

Megjithatë, Lingard, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, nuk ka qenë në gjendje të tregojë vetën dhe mund të kalojë te West Ham, klub që e dëshiron me një kontratë të përhershme.

Një tjetër sulmues që është përfolur se do të largohet nga Manchester United është Anthony Martial.

Francezi ka qenë i lidhur me Newcastle United dhe Barcelonën, por ai duket se i ka vënë sytë te Sevilla në La Liga.

Vendime të vështira për Rangnick

Lingard dhe Martial janë dy shitjet më të dukshme që Rangnick mund të vendosë të bëjë, megjithatë ka shumë pikëpyetje se kush duhet të largohet në janar.

Duket se David de Gea është numri 1 i tij i preferuar, që do të thotë se Dean Henderson mund të dëshirojë të largohet që të luajë rregullisht, diçka që mund të gjenerojë rreth 22 milionë euro.

Një tjetër është Paul Pogba i cili do të ketë nevojë për një vendim këtë janar. Pasi francezi është në vitin e fundit të kontratës së tij, që do të thotë se ai mund të pranojë të bashkohet me një klub të ri në verën e ardhshme.

Manchester United do të shpresojë që ai të largohet në janar me një marrëveshje të përhershme në mënyrë që ta marrin para nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori