LAJMI I FUNDIT:

Rangnick flet nëse Ten Hag ka një marrëveshje me Manchester United

Rangnick flet nëse Ten Hag ka një marrëveshje me Manchester United

Manchester United është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin 2021/22 dhe mediat e ndryshme kanë raportuar për shumë emra që lidhen me një punë në Old Traford.

Aktualisht favoriti kryesor për ta marrë stolin e Djajve të Kuq është tekniku holandez Erik Ten Hag i Ajaxit, që në Angli e bëjnë fakt të kryer emërimin e tij.


Por United aktualisht ka në radhët e veta trajnerin gjerman Ralf Rangnick, i cili së fundmi është përgjigjur rreth pyetjeve për holandezin.

Gjermani po bezdiset nga pyetjet e shumta që po i bëhen rreth ardhjes së mundshme të Ten Hag në Old Traford.

“Nuk e di nëse ka një marrëveshje tashmë të kryer mes palëve, përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë”.

Man Utd ka përpiluar listën e ngushtë me pesë emra trajnerësh si pasues të mundshëm të Ralf Rangnick
Lexo po ashtu Man Utd ka përpiluar listën e ngushtë me pesë emra trajnerësh si pasues të mundshëm të Ralf Rangnick

“Ten Hag është një trajner i mirë, ai po bën një punë të shkëlqyer te Ajax, por për momentin nuk ka kuptim të flasim për këtë”, tha Rangnick.

Kujtojmë që Rangnick ka kontratë me Djajtë e Kuq vetëm deri në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/