LAJMI I FUNDIT:

Ramsey preferon transferimin te Juventusi

Ramsey preferon transferimin te Juventusi

Aaron Ramsey thuhet se preferon të transferohet te kampioni i Serie A, Juventusi.

Ramsey është jashtë kontratës në fund të sezonit 2018/19 dhe pritet të largohet nga Emirates Stadium.

Kjo pasi Topçinjtë kanë tërhequr ofertën e tyre për një rinovim me lojtarin pasi nuk kanë arritur ujdi në kushtet e prezantuara.

Ramsey te Juventusi, marrëveshja arrihet për 10 milionë euro pagë në vit?
Lexo po ashtu Ramsey te Juventusi, marrëveshja arrihet për 10 milionë euro pagë në vit?

Shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas transferimin të Ramsey, pasi do të mund të kalonte në janar për një çmim të ulët ose në verë i lojtar i lirë.

Paris Saint-Germain dhe Juventusi po udhëheqin ndjekjen për të nënshkruar me reprezentuesin e Uellsit.

Megjithatë, ylli uellsian besohet se favorizon një lëvizje në Torino te kampioni italian.

Pirlo: Aaron Ramsey do të ishte blerje e madhe për Juventusin
Lexo po ashtu Pirlo: Aaron Ramsey do të ishte blerje e madhe për Juventusin

Sipas mediumit italian Calciomercato, mesfushori i Arsenalit  do të preferonte një transferim te Juventusi këtë verë.

Përveç Juventusin dhe PSG-së edhe Bayern Munichu dhe Chelsea janë lidhur me një transferim të Ramseyt. /Telegrafi/