LAJMI I FUNDIT:

Ramsey mund të përfundojë te Milani

Ramsey mund të përfundojë te Milani

Milani po kërkon një mesfushor sulmues për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu këtë verë dhe mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey, po përmendet si një alternativë e mundshme.

Reprezentuesi i Uellsit ka luftuar për të bindur në Juventus dhe iu dha një rol i ri në miqësoren e parë të Massimiliano Allegri kundër Monza, kur ai luajti si një mesfushor më i thellë, si tip organizatori.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani është i interesuar të nënshkruajë me ish-yllin e Arsenalit për të zëvendësuar reprezentuesin e Turqisë, Calhanoglu, i cili kaloi si transferim falas te rivalët vendas të Interit, kur skadoi kontrata e tij.

Kthimi te Juventusi – Pjanic duhet ta presë largimin e Ramseyt
Lexo po ashtu Kthimi te Juventusi – Pjanic duhet ta presë largimin e Ramseyt

Juventusi po kërkon të heqë qafe disa rroga të larta, veçanërisht nëse duan të sjellin Miralem Pjanic përsëri në Torino nga Barcelona.

Uellsiani është në periferi të projektit të Juventusit dhe një marrëveshje huazimi mund të jetë një opsion, me Milanin të gatshëm për ta marrë lojtarin.

30-vjeçari mbërriti si transferim falas në korrik të vitit 2019 dhe marrëveshja e tij me bardhezinjtë skadon në qershor të vitit 2023.

Ramsey ka luajtur 65 ndeshje në të gjitha garat që kur iu bashkua Zonjës së Vjetër, por dy vitet e tij në Torino janë goditur nga një seri dështimesh, pasi ai ka humbur 18 ndeshje për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori