LAJMI I FUNDIT:

Ramos u ndëshkua shkaku i festës së golit, por thotë se gjyqtari i kërkoi falje pasi e kuptoi arsyen

Ramos u ndëshkua shkaku i festës së golit, por thotë se gjyqtari i kërkoi falje pasi e kuptoi arsyen

Sergio Ramos ka marr një nga ndëshkimet më të çuditshme në botën e futbollit.

Spanja arriti të marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Rumania në kuadër të grupit F për eliminatore të Euro 2020.


Njëri nga më meritorët në këtë fitore të spanjollëve ishte padyshim kapiteni Ramos, i cili shënoi golin e parë në minutën e 29-të.

Spanja mposht Rumaninë dhe vazhdon kryesimin në Grupin F
Lexo po ashtu Spanja mposht Rumaninë dhe vazhdon kryesimin në Grupin F

Megjithatë, festa e tij e golit nuk mbeti pa u ndëshkua nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Deniz Aytekin.

Gjyqtari turko-gjerman ndëshkoi kapitenin e Spanjës, pasi ai festoi duke bërë një gjest, në të cilin ai imitoi mbajtjen e syzeve drejt një kamere.

Festa e Ramosit

Megjithatë, Ramos ka treguar se festa e tij ishte dedikim për nipin e tij të vogël dhe gjyqtari i kërkoi falje kur e kuptoi arsyen.

Neymar: Ramos është mbrojtësi më i mirë që jam përballur  
Lexo po ashtu Neymar: Ramos është mbrojtësi më i mirë që jam përballur  

“Unë kam folur tashmë me gjyqtarin. Festimi ishte t’i dedikoja golin nipit tim, i cili gjithashtu mban syze, sikurse unë”.

“Ishte për t’i thënë atij se nuk ka asgjë të keqe nëse mban syze. Isha i drejtuar nga kamera. Gjyqtari e kuptoi, ai kërkoi falje dhe u pendua për këtë”, shpjegoi Ramos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori