Sergio Ramos është futur në histori si futbollisti që është ndëshkuar me më shumë kartonë të verdhë në La Liga.

Ai u ndëshkua edhe në ndeshje ku Real Madridi e fitoi 3-1 ndaj Leganes.


Ky ishte kartoni i 163-të i kapitenit të Real Madridit, duke e kthyer rekordin e Albert Lopo, që ishte ndëshkuar plot 162 herë.

GettyImages 922327582 Sergio Ramos shënoi penallti ndaj Leganes. (Photo by Denis Doyle/Getty Images )

Fillimisht futbollisti andaluzian e barazoi rekordin në “Villamarin” ndaj Betisit, për ta thyer këtë mesjave ndaj Leganes.

Ramos mban edhe rekordin e kartonëve të kuq, pasi është detyruar të dalë nga fusha për shkak të ndëhyrjeve të rënda plot 19 herë.

GettyImages 922293124 Sergio Ramos . (Photo by Denis Doyle/Getty Images )

Rekordi për kartonë të kuq mbahej nga Pablo Alfaros dhe Xavi Aguados.

Ramos është njëri prej mbrojtsëve më të mirë në botë, ndërsa ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm si me Real Madridin ashtu edhe me Kombëtaren e Spanjës. /Telegrafi/

telegrafi sport app