LAJMI I FUNDIT:

Ramos humbet penalltinë e dytë radhazi ndaj Zvicrës, Sommer ia ‘kapë si mollë’

Ramos humbet penalltinë e dytë radhazi ndaj Zvicrës, Sommer ia ‘kapë si mollë’

Sergio Ramos ka humbur edhe penalltinë e dytë radhazi në ndeshjen e Spanjës ndaj Zvicrës.  

Spanja nuk po arrin ta barazojë assesi rezultatin në ndeshjen e tyre në udhëtim te Zvicra në kuadër të Ligës së Kombeve.


Figura tragjike e kombëtaren La Roja është pikërisht kapiteni i tyre, Sergio Ramos.

Pas 25 konkretizimeve radhazi, Sergio Ramos humbet një penallti
Lexo po ashtu Pas 25 konkretizimeve radhazi, Sergio Ramos humbet një penallti

Pasi humbi penalltinë e parë pas plot 25 konkretizimeve radhazi, Ramos ka humbur edhe të dytë në këtë ndeshje.

Kësaj radhe, penalltia e goditur nga kapiteni i Realit dhe Spanjës është ‘kapur’ me lehtësi nga portieri Yann Sommer.

Penalltia e humbur nga Ramos ndodhi në minutën e 79-të të takimit. /Telegrafi/