LAJMI I FUNDIT:

Ramos: E përfunduam vitin ashtu siç kemi dashur

Ramos: E përfunduam vitin ashtu siç kemi dashur

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka komentuar fitoren e Los Blancos në finale të Kupës së Botës për Klube ndaj Kashima Antlers.

Spanjolli ka thënë se ishte një fitore dhe trofe i merituar dhe u shpreh i lumtur që skuadra e përfundoi vitin në mënyrë të mirë.


Ramos i bën rregullat edhe në finalen e Botërorit për Klube, gjyqtari ‘frikësohet’ ta përjashtojë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ramos i bën rregullat edhe në finalen e Botërorit për Klube, gjyqtari ‘frikësohet’ ta përjashtojë (Foto/Video)

“Me Real Madridin çdo herë ke një mundësi për të fituar trofe dhe kjo ishte një ëndërr e imja”.

“Është koha të kënaqemi me atë që kemi arritur, të pushojmë pak dhe të rimbushim bateritë dhe të rikthemi të freskët në vitin 2017”.

“Personalisht jam i kënaqur me skuadrën dhe merituam fitoren. E përfunduam vitin ashtu siç kemi dashur”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/