Ramos me dhimbje shpine, nuk luan në El Clasico?
Sergio Ramos ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes ndaj Italisë që mund ta lë atë jashtë sfidës ndaj Barcelonës.
AS raporton se Ramos sigurt nuk luan ndaj Rumanisë të dielën, teksa është në dyshim për sfidën ndaj Barcelonës më 2 prill.
Ndeshja që përfundoi 1-1 e pa Ramosin të larguar pas pjesës së parë.
Bëhet fjalë për një dëmtim në shpinë, që ai e ka pësuar gjatë një dueli.
Nëse Ramos mungon në El Clasico, ky do të ishte hendikep i madh për Real Madridin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































