LAJMI I FUNDIT:

Ramon Calderon: Real Madridi nuk do të konsiderojë zëvendësimin e Zidanes me Pochettinon

Ramon Calderon: Real Madridi nuk do të konsiderojë zëvendësimin e Zidanes me Pochettinon

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon nuk mund ta shohë ish-menaxherin e Tottenhami Hotspur, Mauricio Pochettino, duke zëvendësuar Zinedine Zidane në stolin e Mbretërve.

Zidane kohëve të fundit hodhi dyshime mbi të ardhmen e tij me Realin, ndërsa shumë emra të njohur u lidhen me vendin e tij.


Argjentinasi Pochettino është vazhdimisht i lidhur me një kthim në Spanjë, ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar.

Presioni është te Zidane – Real Madridi mendon shkarkimin e francezit, me dy super trajnerë në listë
Lexo po ashtu Presioni është te Zidane – Real Madridi mendon shkarkimin e francezit, me dy super trajnerë në listë

Megjithatë, ish-presidenti Calderon nuk e sheh atë si pasues të Zidanes në Santiago Bernabeu.

“Ajo që Pochettino bëri deri më tani, ishte një nga trajnerët më të mirë në botë. Kështu që ai mund të trajtojë çdo skuadër”, ka thënë fillimisht Calderon për talkSPORT.

Real Madridi ka filluar tashmë bisedimet me Pochettinon
Lexo po ashtu Real Madridi ka filluar tashmë bisedimet me Pochettinon

“Jam i sigurt që Zidane do të jetë këtu, mendoj se e meriton. Me siguri këtë sezon, Zidane do të jetë në stol dhe le të shohim”.

“Pochettinos, fat të mirë, jam i sigurt se çdo klub do ta kërkonte atë”, përfundoi ish-presidenti i Los Blancos. /Telegrafi/