LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj: Urime Kosovë, 12 vjet shtet!

Ramë Lahaj: Urime Kosovë, 12 vjet shtet!
Ramë Lahaj (Foto: Instagram)

Sot (e hënë) kremtohet 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar as urimet e artistëve shqiptarë të cilët kanë kontribuuar në njohjen e vendit.


Mes shumë yjeve, një urim së fundmi e ka bërë edhe tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, teksa thur fjalët më të mira për Kosovën.

Ai po ashtu ka publikuar një pjesë të këngës së tij “Rrjedh në këngë e ligjërime”, të cilën e solli për 11-vjetorin e Pavarësisë.

“Urime Kosovë,12 vjet shtet! Nuk je e madhe por do të rritesh se të gjithë të vegjël ishim. Po të rrisim si sytë e ballit. Të duam për ditë e më shumë. Të gjithë ne bijtë e tu ta kemi borxh me t’u përkushtu me gjithë qenien tonë se na dhe frymë jetën, forcën, na ke bërë burra duke ecur zbathur nëpër gërmadhat e luftës së gjatë për liri”.

“Sot kemi dinjitet se jemi Kosovarë. Të dua, unë biri yt”, ka shkruar mes të tjerash tenori i njohur.

Rita Ora, Dua Lipa ishin ndër artistet e tjera që uruan Kosovën që njëherësh e kanë promovuar tejet shumë në botë, duke u treguar se nga vijnë dhe historinë e vendit të vogël por me vlera të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori