LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj flet për Big Brother VIP: Ndikim shumë i keq në aspektin edukativ, i tmerruar me nivelin në të cilin kemi rënë

Ramë Lahaj flet për Big Brother VIP: Ndikim shumë i keq në aspektin edukativ, i tmerruar me nivelin në të cilin kemi rënë

“Big Brother VIP Kosova” dhe “Big Brother VIP Shqipëria” aktualisht janë programet më të diskutuara gjatë kësaj kohe.

Një koment në lidhje me këto formate e ka dhënë së fundmi edhe tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj.


Tenori me origjinë nga Istogu ka thënë se këto ‘reality show’ kanë një ndikim të keq në aspektin negative e edukativ, ndonëse kjo sipas tij përfaqëson një pjesë të madhe të realitetit.

Ramë Lahaj (Foto: Facebook)

Tutje, artisti shqiptar flet edhe për mënyrën se të famshmit sillen, bullizmin dhe format e ngacmimit ndaj femrave.

Të gjitha lajmet nga Ramë Lahaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ramë Lahaj

Postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):

“Gërrdi, mjerim, ofenduese, analfabetizem e po ashtu ndikim shumë i keq në aspektin edukativ, të dyja programet e Big Brother si në Kosovë ashtu edhe ai në Shqipëri. Edhe pse për fat të keq përfaqëson një pjesë të madhe të realitetit tonë shoqëror.

Ndonëse kam pa shumë pak për të bërë ndonjë koment të mirëfillt dhe pa dashur t’i hyj në hak askujt por, ishte mjaftueshme sa për t’u revoltuar e irrituar besa edhe tmerruar me nivelin në të cilin kemi rënë dhe çka po i ofrojmë shoqërisë si programe argëtuese në këtë përiudhë krize që ka përfshirë çdo fushë të jetës, sidomos atë të edukimit e moralit kombëtar.

Ngacmimet seksuale, nënçmimi, përqeshja e përbuzja ndaj gjinisë femrore por edhe ndaj njëri tjetrit janë të pafalshme sidomos nëse i tolerojmë nëpër emisione e programe mediale dhe nuk reagojmë e protestojmë kundër kësaj shëmtie në rritje drastike. Pastaj nëse e tolerojmë s’kemi pse befasohemi kur të njejta sjellje ndodhin ndaj nënave tona, motrave, mbesave dhe shoqeve.

Kam parë shumë MAGARË të estradës kur ngacmimin seksual e demonstrojnë në formë humori dhe argëtimi mbi kurrizin dhe përbuzjen e grave.
Si artist e më shumë si Rame i rritur mbi vuajtjet e gëzimet e kësaj shoqërie do të dëshiroja që lëshime të këtilla së paku të filtrohen e censurohen nëse për asgjë tjetër për hatër të etikës profesionale nëse jo për shkak të asaj që quajmë kulturë, virtut e moral kombetar.

Përiudha në të cilen po jetojmë është mjaftueshëm e rrezikshme, ekseprimentale e sidomos internetit ka shumë ndikim tek secili prej nesh andaj kishte me qenë investim kombëtar për shoqëri sa më të shëndoshë nëse do të kishte më shumë kujdes rreth përmbajtjes mediale. Po ashtu na duhet ndërgjegjësim duke filluar nga shkollat fillore.

Kemi nevojë më shumë se kurrë për programe që për bazë kanë edukimin e jo degjenerimin.

Po e shkruaj këtë status jo me shpresën se do të ketë fuqi për të ndryshuar diçka por, për ta lehtësuar veten me idenë se kam dhënë kontributin tim qytetar duke reaguar si individ ndaj këtij fenomeni degjenerues. Madje e di se ka shumë njerëz të cilët mendojnë si unë dhe bashkë kemi ngritur zërin kundër këtij trendi e fenomeni të shëmtuar të kësaj kohe.

P.S. respektoji gratë mos i nënçmoni!”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori