Angelina Jolie shfaqet në Afrikë pas zhvillimeve të reja në marrëdhënien e fëmijëve të saj me Brad Pitt


Angelina Jolie ka ndarë momente nga një vizitë në Ruandë, ku u shfaq e buzëqeshur gjatë një aktiviteti humanitar, pas zhvillimeve të fundit që kanë prekur marrëdhënien e fëmijëve të saj me ish-bashkëshortin Brad Pitt.
Aktorja 51-vjeçare publikoi në Instagram pamje nga vizita e saj në fermën kooperative Imboni, pranë kryeqytetit Kigali, duke e përshkruar atë si një organizim të drejtuar kolektivisht nga punëtoret e saj, shumë prej të cilave janë të mbijetuara të gjenocidit të vitit 1994 në Ruandë.
Në fotografitë e publikuara, Jolie shfaqet duke buzëqeshur dhe duke kërcyer së bashku me një grup grash që takoi gjatë vizitës, shkruan DailyMail.

Pranë saj ishte edhe fotografi dokumentarist britanik Giles Duley, i cili përmes fondacionit të tij mbështet projekte për komunitete të prekura nga konfliktet.
Në postimin e saj, Jolie shkroi se Fondacioni i Trashëgimisë së Luftës i Duley-t ndihmon kolektivin Imboni duke blerë tokë bujqësore dhe duke mbështetur të mbijetuarit e konflikteve që të zhvillohen si fermerë të qëndrueshëm.

Ndërkohë, në qendër të vëmendjes kanë qenë edhe zhvillimet në familjen e saj. Disa prej fëmijëve të Jolie dhe Pitt kanë hequr dorë nga përdorimi i mbiemrit “Jolie-Pitt”.
Maddox dhe Zahara kanë ndërmarrë hapa ligjorë për ndryshimin e mbiemrit në “Jolie”, ndërsa edhe Shiloh ka bërë më herët një kërkesë për ndryshim ligjor të mbiemrit. /Telegrafi/
















































