LAJMI I FUNDIT:

Ramadani për draft-statutin e Asociacionit: Vetmenaxhimi në kuptimin e organizimit, është autonomi territoriale

Ramadani për draft-statutin e Asociacionit: Vetmenaxhimi në kuptimin e organizimit, është autonomi territoriale

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, i cili para pak ditësh e publikoi një version të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se këtë veprim e ka bërë për hir të transparencës ndaj publikut.

“Me faktin që nuk ka mohim dhe deklarime të tilla, e konsideroj si konfirmim pasiv. Besoj që kjo i ka ndihmuar debatit dhe jam i bindur që në një periudhë të shpejtë do të konfirmohet përmbajtja e këtij drafti”, ka deklaruar Ramadani në televizionin publik.


Ai ka thënë se një nga elementet që duhet të shihet me kujdes në këtë draftstatus është autonomia që mund t’i jepet serbëve jashtë komunave me shumicë serbe.

“Pjesa e parë që ka të bëjë me konceptin e vetmenaxhimit dhe në kuptimin e organizimit, unë do t’i thosha autonomi territoriale sepse Asociacioni sipas këtij drafti do të ketë mundësi menaxhuese edhe në zonat ku jetojnë serbët jashtë 10 komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Ramadani.

Tutje ka shtuar se draftin nuk ka pasur fare dilemë nëse duhet të publikohet apo jo, porse ka theksuar se nuk i ka publikuar komentet e asnjë institucioni të Kosovës.

“Duke qenë se nuk i kam publikuar komentet, drafti po shpresoj se mund t’i përfshijë disa ose shumicën prej atyre komenteve, edhe pse nuk janë të shumta në numër, por nëse ato nuk përfshihen ato sigurisht se do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Ramadani.

Sipas tij, nëse Kosova fiton diçka të madhe, nuk humb nëse e pranon një Asociacion të tillë.

“Në këtë formë siç kam arritur ta analizoj, bindja ime është se nëse Kosova merr diçka të madhe, përmbyllja e dialogut, njohja formale nga Serbia, statuti kandidat për BE dhe ftesa për anëtarësim në NATO, që të gjitha të mundshme, unë besoj se kjo nuk e shkatërron shtetin”, ka nënvizuar Ramadani.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori