LAJMI I FUNDIT:

Ramadani në prag të sfidës me Ishujt Faroe: Nuk ka vend për eufori, bëjmë maksimumin

Ramadani në prag të sfidës me Ishujt Faroe: Nuk ka vend për eufori, bëjmë maksimumin

Mesfushori Ylber Ramadani ishte në konferencën për shtyp krah trajnerit Silvinjo në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe.

Ai theksoi se nuk ka vend për eufori dhe do mundohen t’ua bëjnë të vështirë rivalëve dhe të marrin pikë.


A do e vuajmë fizikisht këtë ndeshje? – “Ne jemi të gjithë profesionistë dhe këto dy ndeshje kemi ardhur t’i luajmë duke dhënë 100 përqindëshin në fushë. Besoj se do shkojmë aty të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv në këtë ndeshje”.

Sukses me gola apo ju kënaq një fitore minimale? – “Normalisht nuk duhet të kalojmë në eufori. Duhet të hyjmë në ndeshje me qasje shumë të mirë, duhet të hyjmë aty të marrim rezultat pozitiv, duhet të hyjmë të bëjmë maksimumin të gjithë që të shkojmë në Shqipëri me fitore”.

Çfarë ka ndryshuar në ekip fitorja me Moldavinë? – “Normalisht çdo ndeshje kemi vetëbesim dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kemi shumë energji pozitive brenda grupit, jemi shumë të kënaqur pasi trajneri ka futur energji shumë pozitive në ekip.

Ndeshja me Ishujt Faroe? – “Duhet të përshtatemi që në momentin e parë në fushë, deri në momentin e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë fizikisht. Nuk ka më ndeshje të lehta dhe jemi përgatitur të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë”.

Hera e parë që përballeni me Ishujt Faroe, sa e njihni kundërshtarin? – “E njoh shumë mirë, pasi kam jetuar për katër vite në Danimarkë. Kam një shok që luan aty, nuk janë ekip i lehtë. Ata do mundohen të na e bëjnë jetën të vështirë. E njoh më mirë se sa e mendoni Ishujt Faroe”.

Në trend Sport

Më shumë
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Ligue 1
Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kalo në kategori