Në bashkëbisedimin që ka zhvilluar në Londër në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me fjalimin që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Europës për raportin e Dick Martyt.
Rama u shpreh se do ta bënte sërish këtë pasi mendon se raporti është një kurth rus, i cili vazhdon të funksionojë ende.
Rama tha se shpreson që me të njëjtën logjikë që është ndjekur ndaj Hashim Thaçit, të mos përfundojë në burg as presidenti i Ukrainës, Zelensky, raporton Euronews Albania.
“E vërteta është më e rëndësishme sesa mund të mendojnë njerëzit në momentet kur ti e thua. Është një kurth i tërë. Disa njerëz, disa autoritete, disa kolegë të mi, nuk duan ta shohin që nuk ka aspak të bëjë me çështjen në gjykatë. Ka të bëjë me një pjesë të saj, që është mëkati fillestar që ka sjellë këtu, por kjo është e vërteta. Është një kurth rus, kjo është e qartë dhe ju heq kapelën rusëve që kurthi i tyre vazhdon të funksionojë dhe gjithë komuniteti evropian, komuniteti demokratik po punon në bazë të një kurthi, sajese ruse”, tha Rama.
“Dikush duhet të më thotë ku janë organet që janë hequr nga trupat dhe që janë trafikuar në perëndim. Ku janë? Nuk ka asnjë provë të asnjë lloj veprimtarie të këtij lloji. Ky raport është një turp për Këshillin e Evropës. Ky raport është turp për komunitetin evropian të vendeve që janë pjesë e Këshillit të Evropës. Çfarë pasojash? Kjo është e vërteta. Jam i sigurt që e vërteta do të dalë. Shpresoj që Zelensky të mos përfundojë në burg një ditë sepse me këtë logjikë… Slobodan Milosheviq u deklarua kriminel lufte, kishte një mandat arresti, ndërkohë që atëherë Hashim Thaçi u pagëzua si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës”, shtoi Rama.
“Kështu që ai ishte Zelensky i Kosovës atë kohë. Është në burg. Uroj që Zelensky të mos shkojë në burg një ditë me këtë logjikë për krime lufte. Pra të akuzosh për krime lufte dikë që ka udhëhequr një kryengritje kundër një agresori që kërkonte t’i spastronte etnikisht, si të ishte komandanti i një shteti të organizuar kjo është absurde. Por çfarë qëndron nën të është edhe më tmerruese, që janë akuzat e trafikimit të organeve njerëzore bazuar në disa histori, në Shqipëri, ‘Shtëpia e Verdhë’… Nuk ka ‘Shtëpi të Verdhë’ nuk ka asgjë,” tha kryeministri.
“Raporti që thotë njerëzit e fshatit mohuan se kishin parë ndonjë gjë të këtij lloji sepse ishin nën efektin e drogës apo iu ishin ofruar prostituta. Banorëve të fshatit iu ishte ofruar seks për të mbuluar trafikimin e qenieve njerëzore. Për fat të keq u mor si e vërtetë. Do ta bëja edhe njëherë, edhe do ta thosha në çdo rast”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin, nëse ka pajtueshmëri mund të vazhdojmë tutje

Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Gashi i reagon Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Meta: Qeveria shqiptare s'duhet të propozojë politika në Kosovë, pa u konsultuar me kryeministrin

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?