Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në një vizitë në Britaninë e Madhe.
Gjatë bashkëbisedimit në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, Rama u pyet nga një ish-anëtar i Parlamentit Evropian për rolin e Shqipërisë në ndihmë të Kosovës.
Përdorimi i termit “Kosovo” ne pyetjen e ish anëtarit të PE-së ka sjellë reagimin e Ramës i cili i ka thënë ndër të tjera se “së pari nuk është Kosovo është Kosova, pasi Kosovo është mënyra sesi e thërrasin serbët kështu që ju avokatoni për pavarësinë e Kosovës dhe ju lutem e kërkoj me përulje nuk është faji juaj, pasi propaganda ka bërë punën e vet, pasi dhe unë ndonjëherë them Kosovo, por është Kosova”.
Rama theksoi se, Shqipëria dhe Kosova janë njësoj dhe janë një komb.
“Kosova nuk është vend mik, është një vend simotër, sivëlla, është gjithçka, pra ne jemi njësoj dhe për arsye të caktuara jemi një komb që jeton në dy shtete. Ne shqiptarët kemi dy shtete, 4 kryeministra në Ballkan diçka nuk duhet të funksionojë, por ja që kështu është. Ne bëjmë gjithçka mundemi që t’i ndihmojmë, sigurisht që mirëpresim gjithçka që ata mund të bëjnë për ne për të na ndihmuar. Ne jemi njësoj, thjesht kemi një kufi, kemi disa rregulla për të respektuar, por jemi njësoj”, u shpreh Rama.
I pyetur mbi bashkimin e dy vendeve, Rama tha se kjo është një çështje që i përket së ardhmes dhe jo momentit që flasim.
“Pjesa e jona në kuptimin e bashkimit, kjo nuk është diçka për sot, në të ardhmen gjithçka do të vlerësohet në bazë të integrimit të plotë midis të gjithëve ne në Ballkan, pikësëpari edhe në Evropë. Pra nëqoftëse Skocia do të largohet nga ju, imagjinojeni ne të bashkohemi me njëri-tjetrin. Duhet të shohim sesi do të shpalosen gjërat në të ardhmen. Për momentin është një shtet ndryshe, është një shtet i pavarur, një shtet shumë etnik, duhet të jap garanci të plota jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët e kështu me radhë”, theksoi Rama.
Ai tha se, “rruga është ajo e duhura, ajo e integrimit të plotë me BE-në dhe nuk mund të parashikoj të ardhmen. Mendoj që për momentin kjo nuk është, të flasësh për këtë temë nuk është t’i ndihmosh ata, por t’i dëmtosh dhe kushdo që flet për këtë duhet të tregoj shumë kujdes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve për veriun, analistët: Të zbatohen pa vonesa, në të kundërtën mund të ketë sanksione

Situata në veri, mesazhet e Macronit dhe Scholzit, bashkëpunimi Kosovë-Francë, gjithçka nga intervista me ambasadorin Guerot

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

TradeCo LLC

Kolegji Universum

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden