LAJMI I FUNDIT:

Rama pranon se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon, por thekson se taksat janë më të ulëtat

Rama pranon se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon, por thekson se taksat janë më të ulëtat

Kryeministri Edi Rama pranoi sot se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon, por theksoi se taksat në vend janë më të ulëtat.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke iu përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabaku, Rama u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku biznesi i vogël nuk paguan taksë dhe tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH) për xhiro deri në 100 milionë lekë [823,000 euro].


“Është e vërtetë që ne kemi një çmim karburanti më të lartë se të tjerët në rajon. Kjo është e vërtetë. Por, ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më të ulëta, sepse ndryshe nga rajoni, ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë”, ka thënë Rama.

Rriten përsëri çmimet e karburanteve në Shqipëri, nafta shkon 258 lekë [2.13 euro] për litër
Lexo po ashtu Rriten përsëri çmimet e karburanteve në Shqipëri, nafta shkon 258 lekë [2.13 euro] për litër

“Zero taksë dhe zero TVSH deri në 100 milion lekë xhiro. Ndryshe nga rajoni, ne vërtet e kemi më të lartë se të tjerët taksën mbi biznesin e madh, por ne subvencionojmë 100 për qind energjinë elektrike”, tha Rama.

Bordi i Transparencës vendosi të mërkurën që çmimi i naftës të rritet me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë [2.12 euro].

Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tregtua me rreth 260 lekë [214 euro].

Ndërkohë, benzina tregtohet me pakicë me 243 lekë [2 euro], nga 244 lekë [2.01 euro] që ishte më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori