LAJMI I FUNDIT:

Rakitic: Lautaro i mirëseardhur te Barcelona, i lumtur nëse bashkohet me ne

Rakitic: Lautaro i mirëseardhur te Barcelona, i lumtur nëse bashkohet me ne

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se do të dëshironte ta shihte Lautaro Martinezin t’i bashkohet klubit të tij aktual.

Kroati vetë ka qenë pjesë e shumë raportimeve me klube si Milan, Inter dhe Juventus, që janë vënë pas tij.


“Unë gjithmonë synoj të kem lojtarët më të mirë në ekipin tim dhe Lautaro është i nivelit më të lartë”.

“Unë do të jem i lumtur nëse ai bashkohet me ne, por nuk mund të them asgjë tjetër. Nuk më shqetëson personalisht; Unë nuk kam një rol në këtë”, ka thënë ai për Cadena Cope.

Kontrata e kroatit pëfundon në qershor 2021, por mesfushori nuk është kontaktua ende nga klubi.

“[Presidenti Josep Maria] Bartomeu nuk më ka thirrur, por ai mund ta bëjë në çdo moment. Unë nuk kam mendime negative”.

“Jam mësuar ta shoh emrin tim të lidhur me një lëvizje ose të përfshirë në listën e lojtarëve që largohen. Mund të them vetëm se isha i lumtur që rifillova stërvitjen dhe vesha përsëri fanellën e Barcelonës”, ka thënë ai. /Telegrafi/