KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

Finalistët e Kupës së Kosovës kanë bërë përforcime të mëdha gjatë kësaj vere.

“Vreshtarët” kanë konfirmuar se është Javis Howard basketbollisti i pestë i huaj që do të veshë fanellën bardhekaltër.

Howard që luan në pozitën e qendrës pritet t’i ndihmojë Rahovecit në arritjen e objektivave që janë të sjellin trofe në qytetin e tyre.

“Howard basketbollisti i 5-të i huaj te KB Rahoveci, mirësevjen”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit, që paralajmëron edhe përforcime të tjera. /Telegrafi/