LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci rikthehet për ta mposhtur Ponten

Rahoveci rikthehet për ta mposhtur Ponten
KB Rhoveci (Foto: Facebook/KB Rahoveci)

Skuadra e Rahovecit është rikthyer nga disavantazhi i lartë në pjesën e dytë të sfidës si mysafir i Ponte Prizrenit, për ta fituar ndeshjen (73-66).

Vendasit e nisën mirë sfidën duke shënuar 12 pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (22:10).


Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, nikoqirët luajtën më mirë (21:17) dhe shkuan në pushim me avantazh bindës (43-27).

Rikthimi i mysafirëve ndodhi në çerekun e tretë në të cilin shënuan 27 pikë, kundrejt dhjetë pikëve të pranuara.

Edhe në fraksionin e fundit (13:19), ‘Vreshtarët’, u angazhuan shumë për ta fituar sfidën me rezultat 73-66.

Kjo ishte fitorja e tetë e Rahovecit këtë sezon, në të cilin ka regjistruar edhe katër humbje dhe numëron 20 pikë në vend të dytë në tabelë (aq sa ka edhe Z Mobile Prishtina në krye, me dy ndeshje më pak të zhvilluara).

Ponte Prizreni është në vend të shtatë me katër fitore dhe shtatë humbje të regjistruara, në 11 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori