LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci me fitore të thellë ndaj Kamza Basket në Ligën Unike

Rahoveci me fitore të thellë ndaj Kamza Basket në Ligën Unike

Rahoveci ka shënuar fitore të thellë ndaj Kamza Basket me rezultat 98:56 (31:10, 25:8, 25:18, 17:20), në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke dominuar në çdo aspekt ndaj mysafirëve dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi deri në 22 pikë, 29:7, ndërsa kjo pjesë mbyllet me shifrat 31:10.


Ata vazhduan me ritëm të lartë edhe në periudhën e dytë, duke mos u ndalur, dhe shtuan epërsinë, që arriti deri në 40 pikë, 56:16, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 56:18.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, por sidoqoftë ishte nën kontrollin e Vreshtarëve, që shtuan edhe më tutje epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 81:36.

Dhjetë minutat ishin formal me fituesin që tashmë dihej dhe Rahoveci triumfoi me shifrat 98:56.

Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 15 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, Cavon Baker me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Tyheim Monroe me 17 pikë e 12 kërcime, kurse te Kamza Basket u dallua me 17 pikë e nëntë kërcime.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe katër humbje.