LAJMI I FUNDIT:

Rabiot vendos për të ardhmen, do t’i bashkohet Barcelonës

Rabiot vendos për të ardhmen, do t’i bashkohet Barcelonës

Mesfushori francez, Adrien Rabiot ka vendosur për të ardhmen e tij.

Kanë qenë mediat spanjolle që kanë dhënë lajmin se francezi do t’i bashkohet Barcelonës.


Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo, Rabiot ka pranuar ofertën e Barcelonës për të nënshkruar në verën e vitit 2019.

23-vjeçari do të mbetet pjesë e PSG-së deri në qershor të vitit të ardhshëm kur do të largohet si futbollist i lirë nga kryeqyteti francez.

PSG u mundua shumë për ta bindur yllin e tyre të nënshkruajë kontratë të re, duke i ofruar edhe pagë rreth 10 milionë euro por që nuk arritën ta bindin.

Në garë për francezin ishin edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Juventus dhe Milan.

Rabiot te Barcelona pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin katalunas.

Mesfushori qendror ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në shtatë ndeshjet e para këtë edicion me Parisin.

Rabiot ka luajtur 214 ndeshje deri më tani me klubin kryeqytetas ku ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar në 16 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori