LAJMI I FUNDIT:

R.Kelly largohet prej shtëpive në Atlanta, nuk i ka paguar qiratë

R.Kelly largohet prej shtëpive në Atlanta, nuk i ka paguar qiratë
R. Kelly performs at the BET Awards at the Nokia Theatre on Sunday, June 30, 2013, in Los Angeles. (Photo by Frank Micelotta/Invision/AP)

R. Kelly është larguar nga dy shtëpitë në rajonin e Atlantës shkak i mospagesës së qirave, dëshmojnë dokumentet gjyqësore.

“Lista Atlanta Journal” ka publikuar dokumentet të datës 13 shkurt të gjykatës së Fultonin, ku dëshmohet se këngëtari i Rn’B ka borxhe më shumë se 31 mijë dollarë për shkak të mos kryerjes së detyrimeve ndaj kompanisë SB Property Management Global.


Dokumenti tregon se 51-vjeçari për dy shtëpitë në distancë prej tri kilometrash është dashur të paguaj çdo muaj tremijë dollarë dhe 11.542 dollarë.

Prokuroria e Fultonit ka larguar përkohësisht amerikanin nga shtëpitë teksa policia po heton këtë rast.

Gjithashtu raportohet se R.Kelly në këto dy shtëpi ka mbajtur disa femra kundër dëshirës së tyre në kuadër të kultit.

Ndryshe, këngëtari është një ndër më të nominuarit në histori të çmimeve Grammy Awards. /Telegrafi/