Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka qenë në vendin e ngjarjes në lagjjen ku u dogjën disa shtëpi dhe si pasojë mbetën të vdekur pesë persona, katër fëmijë të mitur dhe nëna e tyre.

Në vendin e ngjarjes, Arifi është kritikuar nga banorët e lagjes për mungesën e qarkullimit të veturave të Brigadës së zjarrfikësve.


''Tek kjo rrugë, nga i cili drejtim mund të futet zjarrfikësi?''

Arifi mes tjerash ka thënë se e kupton qytetarin që momentalisht ka dhimbje dhe se kanë ardhë aty për ndihmë. /Telegrafi/