LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Foto: Arkiv

Dorërheqja e përfaqësuesve serb nga institucionet e Kosovës dhe situata e krijuar në veri të vendit ka nxitur shumë reagime dhe debate ditëve të fundit.

Qytetarët e anketuar nga Telegrafi shprehen të shqetësuar lidhur me këtë situatë.


Bajram Potera tha se vendimi i kryeministrit Kurti për t’i kundërshtuar ndërkombëtarët e ka sjellë situatën deri në këtë pikë.

Tutje Potera tha se nuk e ka idenë se si do të zgjidhet ndërprerja e bashkëpunimit institucional mes përfaqësuesve serbë dhe Qeverisë së Kosovës.

“Zhvillimet atje i kam përcjell me shumë shqetësim. Mendoj që situata në veri ka marrë një kahje të paparashikueshme. Nuk e di se si do të rrjedhë më tutje kjo situatë, mirëpo jam i shqetësuar. Vendimi i kryeministrit tonë që të kundërshtohen kategorikisht ndërkombëtarët  ka ndikuar që të vijmë në këtë situatë që jemi tash”, tha Potera.

Bajram Potera – Qytetar

Në anën tjetër avokati Tomë Gashi tha se nuk do të ketë destabilizim të situatës. Vendimin e serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës ai e quajti vendim koti.

“Albin Kurti është duke u munduar dhe duke ia dalë me mjaft sukses që t’i përmirësojë gabimet e të tjerëve, atyre që ishin përpara në qeverisje. Nuk do të ketë sigurisht asnjë destabilizim. Janë të kota ato që po e bëjnë funksionarët serbë. Ata do ta bëjnë këtë përkohësisht”, deklaroi Gashi për Telegrafin.

Tomë Gashi – Avokat

E Nazmi Avdullahu fajin për eskalimin e situatës në veri ua hedh institucioneve të Kosovës, sepse thotë se nuk është dashur që të tolerohen kaq shumë serbët.

“Institucionet tona kanë faj që po i tolerojnë pothuajse për 24 vjet. Gjatë gjithë kohës duke u lëshuar pe atyre, nuk shkon gjithë”, theksoi ai.

Nazmi Avdullahu – Qytetar

Nikollë Berisha tha se në këto çështje po përzihet Qeveria e Serbisë dhe kjo konsiston me jo respektim të shtetit të Kosovës, nga serbët e veriut.

“Kryeministri Kurti duhet të jetë i sigurt dhe i saktë në vendimet e veta. Kjo është çështje e ndërlikuar shumë”, vlerësoi ai.

Nikollë Berisha – Qytetar

Enver Elshani tha se duhet të bëhet shkëmbim territoresh që veriu t’i jepet Serbisë kurse Lugina e Preshevës t’i jepet Kosovës.

“Politikanët duhet të jenë pak më serioz dhe të bëhet ndërrimi me Luginën e Preshevës. T’ua japim veriun, pasi atje 90 për qind e popullatës janë serbë dhe na ta marrim Luginën. që është e banuar me shumicë shqiptare”, tha ai.

Enver Elshani – Qytetar

Tensionet u shtuan pasi Lista Serbe deklaroi të shtunën se do të largohet nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat. Pas vendimit – të marrë në një takim me dyer të mbyllura në Zveçan – dorëheqje dhanë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri.

Ndërsa, Albin Kurti në një konferencë për medie gjatë ditës së hënë ka thënë se pavarësisht zhvillimeve të fundit në veri, institucionet shtetërore kanë vazhduar normalisht punën.

Kurti, tutje tha se Serbia po vazhdon lidhjet e saja me Rusinë e Kinën, derisa po kundërshton propozimin franko-gjerman.

“Nuk bëhet fjalë as për targat e as për Nenad Gjuriqin, por në pyetje është vetëm refuzimi që ata po i bëjnë planit franko-gjerman. Ata tash duhet ta kamuflojnë këtë refuzim duke përdorur pjesëtarët e strukturave ilegale”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori