LAJMI I FUNDIT:

QMK me nismë deri te Bashkia e Shkupit

QMK me nismë deri te Bashkia e Shkupit

Qendra për Menaxhim me Kriza i ka dërguar kërkesë Qytetit të Shkupit që sa më shpejt të rregullohet vendkalimi për këmbësorë ose të ndërtohet rreth rrotullim në bulevardin Serbia afër qendrës tregtare Xhevahir.

Nga QMK theksojnë se një vendkalim për këmbësorët nuk do ta zgjidhë problemin në mënyrën më të mirë, por për këtë arsye u bëjnë thirrje ekspertëve të trafikut që të gjejnë zgjidhje.

Për shkak të qendrës tregtare të sapo hapur, trafiku në këtë bulevard është rritur.

“Duke qenë se qytetarët nuk shkojnë në semafor, e kalojnë bulevardin, i kalojnë të gjitha korsitë e trafikut, këtu në afërsi të qendrës tregtare, duke u ekspozuar kështu në një rrezik të madh,” u shpreh Stojançe Angellov, drejtor i QMK.