LAJMI I FUNDIT:

QMK: Mbrëmë janë shuar dhjetë zjarre në ambiente të hapura

QMK: Mbrëmë janë shuar dhjetë zjarre në ambiente të hapura
Foto: Ilustrim

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se, dita ka filluar pa zjarre aktive në vend. Ndërsa, mbrëmë sipas informatave të qendrave rajonale për menaxhim me kriza, ka pasur gjithsej 10 zjarre në ambient të hapur dhe të gjithë janë shuar.

Dy zjarre kanë shpërthyer në Shkup, ku është djegur bari i thatë, pesë zjarre ka pasur në Kumanovë, ku është djegur bari i thatë dhe kashtë.


Në Komunën e Vrapçishtit, si dhe në Vallandovë dhe Gjevgjeli është regjistruara nga një zjarr, ndërsa është djegur bari i thatë, kashtë dhe vreshta të braktisura.