LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Kryhet me aparaturë të re operacioni në segmentin e pasmë të syrit

QKUK: Kryhet me aparaturë të re operacioni në segmentin e pasmë të syrit

Pas furnizimit me pajisje të reja, Klinika e Oftalmologjisë (Syve) ka filluar të kryejë operacione, për të cilat më parë pacientët ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Në një njoftim për media, në këtë klinikë është realizuar operacioni i viterektomisë (operacion në segmentin e pasmë të syrit), për të cilin operacion pacientët ishin detyruar të paguanin deri në 5 mijë euro jashtë institucioneve publike shëndetësore.

“Pacienti F.K (1944) gëzon shëndet të mirë të syrit, pas operacionit që zgjati një orë e gjysmë, të realizuar nga stafi mjekësor i Klinikës së Syve. Në mungesë të aparaturës adekuate, deri më tani, për këtë patologji vetëm këtë vit, 200 pacientë  ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, tash e tutje, ky lloj i operacionit do të ofrohet në Klinikën e Syve dhe pacientët nuk kanë nevojë të drejtohen jashtë institucioneve publike shëndetësore. /Telegrafi/