LAJMI I FUNDIT:

Qeveria italiane ka paralajmëruar masa ekstreme për ta luftuar coronavirusin – tre fëmijë lindën në karantinë, anulohet festivali i Venecias derisa blerësit boshatisin super-marketet

Qeveria italiane ka paralajmëruar masa ekstreme për ta luftuar coronavirusin – tre fëmijë lindën në karantinë, anulohet festivali i Venecias derisa blerësit boshatisin super-marketet

Në përpjekje që ta luftojë coronavirusin, qeveria italiane ka paralajmëruar masa ekstreme, pasi Italia u bë shteti më i goditur në Evropë nga virusi vdekjeprurës.

Megjithatë, nuk janë bërë të ditura masat që i kanë planifikuar autoritetet italiane, pas vdekjes së dy personave dhe infektimit të më se 100 të tjerëve, transmeton Telegrafi.


Deutsche Welle raporton se regjioni më i goditur është Lombardia, ku janë konfirmuar 89 të sëmurë, ndërsa banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë brenda dhe të shmangin sa më shumë daljet.

Më se gjysma e të sëmurëve me coronavirus në Korenë e Jugut, besohet se janë infektuar në një kishë udhëheqësi i së cilës pretendon se është i pavdekshëm
Lexo po ashtu Më se gjysma e të sëmurëve me coronavirus në Korenë e Jugut, besohet se janë infektuar në një kishë udhëheqësi i së cilës pretendon se është i pavdekshëm

Gjatë orëve të fundit, në një spital në Padova që është vendosur në karantinë, në departamentin e gjinekologjisë kanë lindur tre fëmijë, të cilët kanë gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nga frika e përhapjes së coronavirusit, është anuluar festivali i përvitshëm i Venecias, për të cilin ishte kryer të gjitha përgatitjet.

Si pasojë e urdhrit për të qëndruar mbyllur, banorët i janë drejtuar super-marketeve për të blerë ushqimet e nevojshme, duke i boshatisur të gjitha raftet. Shumë prej tyre janë parë me maska në fytyrë, teksa qëndronin në radhë për të kryer blerjet.

Kryeministri Giuseppe Conte, ka shprehur ngushëllime për të vdekurit, ndërsa uroi për shërim të shpejtë të sëmurët, derisa i inkurajoi mbi 50 mijë banorë, që të qëndrojnë brenda të sigurt, për sa kohë të ka rrezik prej infektimit.

Deri më tani, në mbarë botën coronavirusi iu ka marrë jetën 2,468 personave, derisa 78,966 janë të infektuar. Trajtimi i duhur, ka bërë që 23,418 të shërohen plotësisht dhe kanë gjendje të mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori