LAJMI I FUNDIT:

Qentë, megjithatë, i dallojnë ngjyrat

Qentë, megjithatë, i dallojnë ngjyrat

Ekziston mendimi i zakonshëm i etabluar (si duket i gabuar) që qentë shohin vetëm bardhë-e-zi dhe që përdorin nivelet e ndryshme të dritës për të identifikuar konturat e objekteve. Shkencëtarët rus kanë dëshmuar që qentë jo vetëm që shohin ngjyrat e caktuara, por edhe që e përdorin atë spektër për të dalluar objektet.

Më herët trajnerët e qenve kanë shmangur përdorimin e objekteve të ngjyrosura. Megjithatë, hulumtimet e reja tani mund të avancojnë trajnimin e qenve dhe atë se çfarë mund të mësojnë.

Ekipi i hulumtuesve nga laboratori për veprim senzorik në Akademinë ruse të shkencave ka testuar shqisën e shikimit të tetë qenve të madhësive dhe racave të ndryshme.


Synimi ka qenë që ta zgjerojnë hulumtimin e vitit të kaluar në Universitetin në Washington, në të cilin shkencëtari Jay Neitz ka kryer eksperimentet në qentë për të vërtetuar nëse mund të shohin apo jo ngjyrat.

Kishte zbuluar që derisa sytë njerëzor kanë tre “kone” të cilat detektojnë ngjyrën dhe mund të dallojnë të kuqen, të kaltrën, gjelbrën dhe ngjyrën ew verdhë të çelët, qentë kanë vetëm dy, çka do të thotë që mund të dallojnë të kaltrën dhe të verdhën, por jo të kuqen dhe të gjelbrën.

Shkencëtarët rus kanë ngjyrosur katër fleta letre në ngjyrat e ndryshme: të verdhë të mbyllët dhe çelët dhe të kaltër të mbyllët dhe çelët. Nuancat e mbyllëta dhe të çelëta janë përdorur për t’u testuar teoria që qentë të përdorin nivelin e dritës për të dalluar objektet.

U deshën vetëm tri testime që qentë të mësojnë se pas cilës ngjyrë gjendet kutia me ushqim. Gjashtë prej tetë qenve kanë zgjedhur ngjyrën e duhur me saktësi prej 90 deri 100 për qind.

Është dëshmuar që tetë qentë e patrajnuar kanë reaguar shumë më mirë kur përveç nivelit të dritës u janë ofruar informatat edhe për ngjyrën.

“Rezultatet tona tregojnë që nën kushtet normale të dritës informata për ngjyrën mund të jetë dominuese edhe për kafshët të cilat kanë vetëm dy lloje spektrale të fotoreceptorëve”, kanë deklaruar shkencëtarët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Lule
Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Bëje vet
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Lifestyle
Kalo në kategori