LAJMI I FUNDIT:

Qendra Multimedia në Prishtinë dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë prezantojnë dramën “Gadjo”

Qendra Multimedia në Prishtinë dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë prezantojnë dramën “Gadjo”

Në vitin 2019, në Kosovë u regjistrua seri sulmesh fizike mbi një grua rome. Ajo ishte një refugjate që para disa javësh ishte kthyer dhunshëm nga Belgjika në Kosovë dhe tani po përpiqej të adaptohej në shoqërinë dhe mjedisin e ri. Kur disa ditë pas kthimit, ajo kishte vendosur ta lëshojë qendrën e refugjatëve në Podujevë, një media lokale kishte plasuar një lajm të rremë për “një burrë me pamje të një gruaje, që po i vjedh fëmijët në Kosovë”.

Shpejt, lajmin e paverifikuar e kishin shpërndarë edhe media të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri. Si rezultat, gruaja rome u sulmua dhe u rrah brutalisht nga grupe të rinjësh në disa qytete.


Drama “Gadjo’’ (një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë, por poashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për “klikime” është shndërruar në qëllim sipëror.

“Gadjo’’ nxit dhe konfronton shoqëritë tona mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi e përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijën tonë.

“Gadjo” është një dramë për krejt këta të rinj e të reja, që me kurajo e vendosmëri po e përqafojnë këtë shekull të dhunës e mosdurimit, për të cilin kemi kontribuar të gjithë ne, por më së shumti mediat dhe shkollat tona. Demonët e dhunës janë ringjallur dhe po kalërojnë shesheve të qytetete tona.

Dramë “Gadjo” vjen nga Jeton Neziraj, me regjia nga Blerta Neziraj, aktorë pjesëmarrës janë: Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku, kompozitor: Jindrich Cizek, kostumograf Blagoj Micevski, koncepti vizual dhe skena nga Mentor Berisha, realizimi i skenografisë nga Beqo Nanaj, dritat: Yann Perregaux, Mursel Bekteshi, teknik i dritave dhe ndriçimit Taulant Kotorri.

“Gadjo” do të shfaqet në Teatri Oda më 23 dhe 24 maj.

Në trend Magazina

Më shumë
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori